Kalo te përmbajtja
Dorëzim brenda 24 orëve në tërë Kosovën — depo me zinxhir të ftohtë SQ EN
Exclusive Corporation

Politika e kthimit

Përditësuar më: 21 tetor 2026

Kjo politikë vlen për produktet e porositura përmes portalit B2B të EXCLUSIVE CORPORATION SH.P.K. dhe është pjesë e Termave dhe kushteve.

1. Kur pranohet kthimi

Duke pasur parasysh natyrën e produkteve farmaceutike dhe rregullat për ruajtjen e tyre, kthimi pranohet kur:

  • produkti është dorëzuar i dëmtuar apo me paketim të prishur;
  • është dorëzuar produkt tjetër, ose sasi tjetër nga ajo e porositur;
  • produkti ka defekt cilësie apo afati i skadimit nuk përputhet me atë të deklaruar.

Produktet e dorëzuara saktë dhe në gjendje të rregullt nuk kthehen, përveç me marrëveshje paraprake me ne.

2. Si të kërkoni kthim

Na njoftoni brenda 3 ditëve të punës nga dorëzimi, në [email protected], duke cekur numrin e porosisë, produktet dhe arsyen (me foto, nëse produkti është i dëmtuar). Produktet duhet të ruhen në paketimin origjinal dhe në kushtet e duhura të ruajtjes deri sa t'i marrim.

3. Anulimi i porosisë

Një porosi mund të anulohet pa kosto para se të jetë faturuar dhe përgatitur për dorëzim — na kontaktoni sa më shpejt. Nëse ajo është paguar me kartë, shuma e plotë kthehet në kartelë.

4. Rimbursimi

Pasi kërkesa të aprovohet, ju ofrojmë, sipas rastit, zëvendësimin e produktit ose rimbursimin e vlerës së tij:

  • Porositë e paguara me kartë rimbursohen në të njëjtën kartelë me të cilën është bërë pagesa, brenda 14 ditëve nga aprovimi. Koha deri sa shuma të shfaqet në llogarinë tuaj varet nga banka lëshuese e kartelës.
  • Porositë sipas marrëveshjes rregullohen me notë kreditore në faturë.

Rimbursimi mund të jetë i plotë ose i pjesshëm, në varësi të produkteve që kthehen.

5. Kontakti

Për çdo pyetje rreth kthimeve dhe rimbursimeve: [email protected] · +383 45 1000 28.